Vlora në alarm, pas viktimës një tjetër grua e infektuar që punonte në Gjendjen Civile

Ndërkohë që është shënuar një viktimë nga Vlorë, punëtore në një fasoneri dhe në një ushqimore në Selenicë, një tjetër alarm është dhënë në këtë qytet.

Mësohet se ditën e sotme ka dalë pozitive edhe një punonjëse e gjendjes civile, çka ka sjellë dhe mbylljen e institucionit pa afat.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të tjerë infektuar.

Mes tyre është edhe një vajzë 21-vjeçare, viktima më e re e koronavirusit. /albeu.com/


Shtuar 15.07.2020 14:17