Videoja është montuar nga PD? Artan Hoxha tregon se si qëndron e vërteta

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar reagimin e kryebashkiakut të Bulqizës, në lidhje me videon e publikuar.

Lefter Alla reagoi disa minuta pas publikimit të videos duke e konsideruar atë si një montazh të bërë nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha e mohoi këtë gjë duke theksuar se nuk ka bashkëpunuar me asnjë person.

“Ty të duket se bashkëpunoj me Salianjin unë. Asnjëherë mo burr, e kam parimin numër një. Unë nuk e kam parim, asnjëherë nuk marr materiale, nuk bashkëpunoj se nuk kam nevoje të bashkëpunoj.

Ti mendon që ta kishte PD-ja videon nuk do e botonte, pse do ma jepte mua?”, tha gazetari.

Kujtojmë se ditën e sotme gazetari publikoi një video ku pretendon se në të shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë në një vend publik.


Shtuar 22.01.2020 22:40