Vendimi: Si do të kalojnë në Greqi shqiptarët me pasaporta të skaduara

Prej ditësh shtetasit shqiptarë që punojnë e jetojnë në trojet greke, janë hasur me vështirësi në pikat doganore, pasi Greqia parralajmëroi shtrëngim të masave si pasojë e koronavirusit.

Ditën e sotme, ministria e Punëve të Jashtme greke njofton se shqiptarët do të lejohen që të përdorin pasaportat të cilave u ka mbaruar afati deri më 31 Dhjetor.

MPJ greke i ka bërë me dije të gjitha shoqatat shqiptare për vendimin e marrë. Pandemia e koronavirusit bllokoi për një kohë të gjatë punën, ndaj shtetasit shqiptarë do të kenë kohë deri në fund të vitit që të bëjnë pasaportat e reja.


Shtuar 18.08.2020 10:11