Vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, reagon ambasada britanike

Ambasada britanike në Tiranë, është e para nga trupi diplomatik që ka reagur përsa i përket vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, për të shembur Teatrin Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada shkruan se mbështet thirrjet për dialog mes palëve të përfshira në përballjen për Teatrin Kombëtar.

‘Dialogu asnjëherë nuk është i dëmshëm’, shkruan Ambasada Britanike në Tiranë, duke ripostuar dhe qendrimin e Komisioneres për Kulturën në Bashkimin Europian.

Mesazhi
Ne përkrahim thirrjen e komisionarit evropian Gabriel për dialog dhe të gjithë personat e përfshirë duhet të lejojnë kohë e hapësirë që kjo të ndodhë në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk shkon kurrë dëm, sidomos në këto kohë të trazuara.


Shtuar 15.05.2020 13:02