VENDIMI/ Në 18 maj hapen baret dhe restorantet, por me disa kushte

Qeveria ka vendosur të hapë baret e restorantet më datë 18 maj.

Baret dhe restorantet do të hapen në datën 18 maj, por me disa kushtëzime.

Sipas asaj që ka bërë publike Kryeministri, hapja e këtyre bizneseve do të lejohet deri në orën 17:30.

Po ashtu nuk do të lejohet asnjë person që të marrë shërbim brenda lokalit.

Kamarierët dhe stafi do shërbejë vetëm në mjediset e jashtme.

Baret dhe restorantet ishin ndër të parat që u mbyllën pasi virusi preku edhe Shqipërinë.


Shtuar 1.05.2020 18:30