Mesditën e sotme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hyrë në ambientet e Ora Neës dhe RTV Ora.
FNSH zbarkoi pas sekuestrimit nga SPAK të pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe familjarëve të tij.
Në pjesën e jashtme të ambienteve të televizionit në fjalë janë instaluar trupa të shumta policore dhe mjete të tyre që kanë rrethuar gjithë zonën ndërkohë mësohet se oficerët e policisë Gjyqësore kanë mbërritur në ambientet të televizionit. Kjo për të vënë në zbatim urdhrin e dalë nga GJKKO.
Brenda 5 ditëve presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.