Veliu i kërkoi ndjesë publike, Zaida Çobo tërheq padinë ndaj tij

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi ditën e sotme një takim me Zaida Cobon, nëna e djalit të dhunuar te Liqeni Artificial.

Veliu priti sot Çobon në zyrën e tij duke u përpjekur të sqarojë kontekstin e komentit të bërë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku përdori etiketime morale.

Ndërkohë, Zaida Çobo ka dhënë më shumë detaje nga ky takim. Ajo i është përgjigjur Abc Neës, nëse ka tërhequr padinë e ngritur nga kjo e fundit për Ardi Veliun.

Çobo ka pranuar se ka tërhequr padinë që ajo personalisht ngriti për drejtorin e policisë, sepse dëshiron të japë një shembull të mirë, ndërsa thotë se çështjen e djalit do e çojë deri në fund.

“Padinë personale të tij po e kam tërhequr sepse jemi njerëz e duhet të japim një shembull pozitiv, ndërsa nga çështja e djalit jo, do ti shkoj deri në fund”, ka thënë Çobo.


Shtuar 7.06.2020 17:46