Veliaj zbulon lidhjen e hershme me Olta Xhaçkën: I ngjisja çamçakëz mbi flokë!

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është bërë pjesë e një aktiviteti të gruas socialiste në Tiranë, të titulluar “Edhe një”.

Ndërsa falenderoi disa nga gratë pjesëmarrëse, u ndal te bashkëpunimet që ka patur me ish ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me të cilat tha se kanë qenë partnerë prej kohësh.

Duke u ndalur te ministrja Xhaçka, Veliaj rrëfeu se kur ishin në shkollë së bashku, kishte “pasion” t’i ngjiste çamçakëz mbi flokë.

“Olta ka patur rrica të holla, ishte pasioni i jetës time që të ngjisja çamçakëz mbi flokët e Oltës, më pas babai i saj ankohej në shkollë dhe ti nuk acaroheshe me mua. Bënim teatrin e shkollës, më pas protestat e çmendura në atë kohë, jam shumë i bekuar që jam rritur me ty”, tha Veliaj.


Shtuar 30.09.2020 17:08