Vetëm pak minuta më parë u bë publik vendimi i Bashkisë Tiranë për shembjen e teatrit.
Në protestën e artistëve është bashkuar në këto orë të natës edhe kryetari i PD Lulzim Basha.
“Këshilli bashkiak është inekzistent, i paligjshëm sa kohë do jetë ky njeri në krye të punës, batërdia, vjedhja dhuna do vazhdojë, kjo batërdi e zhvatje ka një emër, Edi Rama, ai është përgjegjës e do mbajë përgjegjësi për të gjitha këto”.
I pyetur nëse do i bashkohet PD protestës ditën e hënë për të mos lejuar miratimin e vendimit për shembjen e godinës së Teatrit, Basha tha:
“Kryebashkiaku është oturaku i Ramës, PD ka qenë cdo sekondë me artistët e do jetë, ndaj i bej thirrje qytetarëve të vazhdojnë mbështetjen për këta njerëz se po mbrojnë shumë më shumë se një godinë.
Do kaloj këtu orë të tëra sot e do jem pranë tyre gjatë gjithë kohës në vazhdim unë drejtuesit e PD.
Kur shteti bie në dorë të banditëve dhe shkel ligjin e kushtetutën qytetarët mund të zgjedhin ti përgjigjen me cdo mjet”.