Një grua me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në burgun e Thiva në Greqi.
Autoritetet greke nuk kanë zbuluar shkakun e vdekjes, megjithatë gratë që ndodheshin në burg me të janë ngritur në pritestë.
Të dënuarat e tjera thanë se viktima 42 vjeç, kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19, po ministria e Mbrojtjes se qytetarit thotë se shkaqet janë patologjike, gjithsesi, priten rezultatet toksikologjike të trupit të viktimës.
Gjatë natës, gratë në burg në shenjë proteste kanë djegur batanijet dhe pritet të dalin përgjigjet e ekspertizës.