Vdes një 57 vjeçare me COVID-19 tek Infektivi

Një 57 vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gruaja kishte sëmundje tumore, ndërsa ishte asimptomatike me Covid-19.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë për News 24:

Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.

58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.


Shtuar 16.06.2020 17:57