Vdes nga koronavirusi, familja djeg gabimisht trupin e një tjetri

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19.

Një familje ka djegur trupin e një personi tjetër duke menduar se po digjte trupin e të afërmit të tyre.

Familjarët e të ndjerit, në pritje të funeralit, qanin mbi trupin e dikujt tjetër.

Gabimi u zbulua kur personat në fjalë u thirrën sërish për kremtimin, këtë radhë të njeriut të duhur.

Aty u kuptua çfarë kishte ndodhur. Për ngjarjen ka nisur tashmë një hetim.


Shtuar 1.07.2020 18:30