Vdes i pesti nga Shkodra, ishte shtruar tek Infektivi për koronavirus: A do ta “numërojë” ministria?

Pak më parë ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv një burrë nga Shkodra, i cili ishte shtruar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit.

Burri është infektuar në spitalin e Shkodrës nga Infermierja dhe u soll në Tiranë bashkë me disa pacientë të tjerë që ishin infektuar në të njëjtën mënyrë disa ditë më parë.

Ky është shkodrani i pestë, i infektuar në spital, ndërsa mbetetet të presim reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë nëse do ta kategirozojë si viktimë e koronavirusit apo do të veprohet si me katër të tjerët duke mos u “numëruar”. /albeu.com


Shtuar 18.04.2020 15:16