Kruja është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi, ku tashmë numërohen 51 persona aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar 47 testime për të dyshuar që mund të jenë të infetuar me COVID-19 në Krujë, por fatmirësisht asnjë prej tyre pozitiv.
Një lajm i mirë ky për qytetin e Krujës, që së fundmi ishte kthyer në vatër të shpërthimit të infeksionit, për shkak të përhapjes së koronavirusit në disa fasoneri të këtij qyteti.