Ushtronin prostitucion brenda qendrës së masazhit, jepet vendimi për dy vëllezërit

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Roshin dhe “arrest shtëpie” për Andi Roshin, dy vëllezërit pronarë të qendrës së masazhit, të arrestuar pak ditë më parë.

Mario ka dy akuza, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”, ndërsa Andi Roshi ka vetëm një akuzë, “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Mbrojta e Andi Roshit pretendon se edhe kjo akuzë për të është e paprovuar. Dy vëllezërit shfrytëzonin vajzat për prostitucion në vendin e qendrës së masazhit.


Shtuar 14.09.2020 11:49