Si kurrë më parë Tirana u zgjua bosh sot. Në akset kryesore të kryeqytetit janë vendosur forcat e ushtrisë dhe të policisë, të cilat kontrollojnë qytetarët.
Ashtu sikundër dhe u njoftua, nga dita e sotme deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private dhe taksive në Tiranë, Kukës, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.
Pra, askush duk do të ketë mundësi për të lëvizur me makina private brenda për brenda këtyre qyteteve, nëse nuk do të ketë një urdhër të dytë.
Të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.
Duke kërkuar ndjesë për një vendim të tillë, për shkak se prek shumë mijëra qytetar, kryeministri Edi Rama thekson se e gjitha bëhet për t’i mbjtur ato në këtë betejë me një armik të padukshëm që tashmë ka hyrë i “paftuar” në vendin tonë.