Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku inspektuan pikat e kontrollit, të shpërndara në pikat hyrëse dhe kyçe në Tiranë.
Pikat e kontrollit janë ngritur për të monitoruar qarkullimin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që mund të udhëtojnë nga shtetet e prekura nga COVID-19.
“Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit edhe njëherë bashkë. Kontroll por mbi të gjitha sensibilizim për qytetarët, kryesisht për ata që kanë udhëtuar në vendet më të prekura, për të siguruar respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19”, shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një postim në facebook.