Upss! E thotë ish-ministri i Shëndetësisë: Rama ka bërë botoks?

Në emisionin “Opinion”, ka qenë i ftuar ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis. Në momentin që Blendi Fevziu e ka prezantuar, në ekran shfaqej njëkohësisht edhe kryeministri Edi Rama, në lidhje direkte nga kryeministria.

Rama i bëri Solisit, komplimentet e rastit, duke i thënë se duket gjithmonë njëlloj dhe se ka mbetur i ri, por mori mbrapsht një batutë “vrasëse”.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Solis do i bëni ndonjë kompliment Ramës, siç po i bëjnë të gjithë kohët e fundit?

Leonard Solis: Jo nuk kam gjë, kam ardhur për të folur për sëmundjet. S’kam koment.

Blendi Fevziu: Rama, ke ndonjë pyetje për Solisin?

Edi Rama: Jo, më vjen mirë që e shikoj si gjithmonë në të njëjtën moshë. Nuk na e tregon recetën, që vitet kalojnë ai mbetet gjithmonë po ai.

Leonard Solis: Kam ndenjur aq i ri, se po të bëj botoks nuk më njeh mamaja ime!


Shtuar 16.04.2020 21:09