Universiteti Metropolitan fillon me leksionet on-line për shkak të koronavirusit (VIDEO)

Universitetit Metropolitan Tirana, i cili është universiteti i pare shqiptar që nisi leksionet online në këtë situatë, situatën e krijuar si pasojë e masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Ne besojmë se jemi të parët në këtë situatë që falë një softëeri që e kishim në përdorim e riaktivizuam dhe e deri më tani kemi bërë një punë të suksesshmë. Në momentin që mbaron mësimi ne kemi të regjistruar leksionin, munesën dhe prezencën e studentëve. Njëkohësisht në mënyrë automatike ne dërgojmë dhe të gjithë materialet e leksionit”, ka thënë rektori i UMT, Prof.Dr. Gëzim Karapici.

Në fillim të çdo viti akademik, studentët e këtij universiteti pajisen me laptop personal duke krijuar kështu kushtet për akses të barabartë nga të gjithë në këtë process inovativ të mësuari.

Nëpërmjet platforms universitare Edu4Schools dhe GoToMeeting student dhe pedagogë kanë mundësinë të kosultohen me leksionet e lëndëve për katëse,të zhvillojnë komunikime në kohë reale, të zhvillojnë normalisht provime dhe sesione pyetje-përgjigjesh mes tyre.

“Nga vlerësimi që kemi bërë këto dy javët e para rreth 85 % e studentëve arrijnë që të marrin një pjesë kështu që kemi një përkrahje dhe mirkuptim nga të gjitë studentët. Nga ana teknike studentët pajisen me një laptop mund të marrin materialet që ka përgatitur dhe hedh petagogu,” ka thënë zv. Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT, Dr. Elton Domnori.

Universiteti Metropolitan i Tiranës është kujdesur që në këtë process të përfshihen edhe orët praktike të tre fakulteteve si ai i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Shkencave Kompjuterike dhe FakultetiI Ekonomisë. Kështu studentët vazhdojnë të zhvillojnë orët praktike të programimit, të vizatimit teknik, projektimit arkitektonik etj.

Stafi akademik i UMT dhe studentët e tij shprehen se kjo strategji e re ka rezultuar mjaft e frytshme dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Shpresojmë që shembulli i Universitetit MetropolitanTirana të rezonojnë edhe me institucionet e tjera arsimore për të lehtësuar sa më shumë aktivitetin studentor në vend.


Shtuar 21.03.2020 17:20