Nëse jeni shëruar nga COVID-19, mund të mos keni nevojë të hyni në karantinë ose të testoheni sërish deri në tre muaj, sipas udhëzimeve të fundit të Qendrës së Kontrollit dhe Sëmundjeve
Sipas CNN-in, qe i referohet udhezimit ne fjale, “njerëzit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen sërish brenda tre muajve, për aq kohë sa ata nuk shfaqin përsëri simptoma”.
“Njerëzit që shfaqin sërish simptoma pas tre muajve nga periudha e tyre e parë e COVID-19, sërish do të duhet të testohen nëse nuk kanë ndonjë shkak tjetër të identifikuar për simptomat e tyre”, theksohet në udhëzim.
Sipas perditesimeve te bera per kete teme, hulumtimet paraprake kanë sugjeruar se njerëzit që ishin infektuar më parë me coronavirus, rreziku për ri-infektim mund të jetë më i ulët në tre muajt e ardhshëm pas infektimit të tyre fillestar – por që imuniteti natyror ndaj virusit mund të fillojë të bjere brenda disa muajve pas “shuarjes” se antitrupave.