U zu me të fejuarin, zbulohen detaje nga tentativa e 20 vjeçares për t’i dhënë fund jetës

Detaje të reja zbardhen nga njarja e rëndë në Kavajë ku një 20 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se gjithçka erdhu pas sherrit me të fejuarin. Ky i fundit, e kishte paralajmëruar 20-vjeçaren se lidhjes së tyre po i vinte fundi.

E gjendur në këto kushte, e rënduar psikologjikisht, e reja ka marrë armën që babai mbante në shtëpi dhe është vetëplagosur.

Por kjo situatë çoi pas hekurave dhe të atin e 20-vjeçares.

Sipas policisë, shtetasi P.K.,60 vjeç është arrestuar i akuzuar për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.”, njofton policia.


Shtuar 26.08.2020 10:47