U zhduk pa gjurmë pasi e larguan nga puna si lavazhier, 26-vjeçari gjendet pas 2 javësh

Ai u zhdukur pa lënë gjurmë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë- Krujë.

Rasti u denoncua mbrëmjen e të premtes në emisionin “Pa Gjurmë” nga vëllai i tij, Gazmir Luka.

Një lumë telefonatash që nuk pushuan edhe gjatë ritransmetimit ditën e shtunë zbuluan vendndodhjen e të riut. Ndërkohë disa telefonata e zhvendosim vendndodhjen e 26- vjeçarit në qytetin e Shkodrës.

Ai u gjet të shtunën në kushte jo të mira shëndetësore dhe u dorëzua nga qytetarët në rajonin e policisë. I riu, sipas rrëfimit të vëllait në studio, kishte probleme mendore të cilat ishin shtuar më shumë gjatë dy javëve të fundit, pas largimit nga puna si lavazhier.

“Ju faleminderit shumë. Vëllanë e gjeta në Fushë- Krujë. Është në spital dhe doktorët na kanë thënë se do bëhet mirë. Falenderoj të gjithë ju që na ndihmuat”, tha vëllai në studion e “Pa Gjurmë” në Report Tv.

Aktualisht, ai gjendet në spital për të marrë trajtimin mjekësor, nënë shoqërinë e familjarëve të cilët njoftuan për gjetjen e tij stafin e emisionit. Me ndihmën e qytetarëve u arrit në gjurmët e 26-vjecarit, pas përpjekjeve të vazhdueshme që kishin bërë familjarët në kërkim të tij./report tv


Shtuar 20.01.2020 19:51