lan Blaine Stone themelues dhe ish-CEO i kompanisë amerikane të mbrojtjes Circinus Defense LLC, në të cilën ka qenë partner me mbledhësin e fondeve Elliott Broidy, ish-Zëvendës President i Komitetit të Inaugurimit të mandatit të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe ish-zëvendëskryefinancier i Partisë Republikane, themeloi në vitin 2018 kompaninë e tij të konsulencës mbi sigurinë dhe inteligjencën Stone Strategic Solutions (SIII).
Në tetor 2018 Stone krijoi dhe një degë të saj në Bukuresht të Rumanisë. Gjithashtu Alan Blaine Stone e ka të rregjistruar rezidencën e tij në Bukuresht, por si vendbanim kryesor e ka të deklaruar në shtetin Virxhinia në SHBA.
None found
Nga të dhënat e publikuara, rezulton se Stone Strategic Solutions (SIII) ka qenë e kontraktuar edhe nga ish-Kryetari i PSD të Rumanisë, njëkohësisht ish-Kryetar i Parlamentit Liviu Dragnea. Falë ndëmjetësimit apo “ftesës” së Elliot Broidy, ish-lideri socialdemokrat rumun u shfaq në Janar 2017 në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit Donald Trump si dhe në disa fotografi pranë Presidentit Trump në Hotelin Trump International në Uashington.
Por megjithë përpjekjet e Stone Strategic Solutions, Liviu Dragnea u dënua me vendim të formës së prerë me 3.5 vite burg më 27 Maj 2019 dhe më 5 Shtator 2019 Sekretari Amerikan i Shtetit Maikëll Pompeo e shpalli Liviu Dragnean dhe familjarët e tij të papranueshëm për të hyrë në SHBA, për shkak të përfshirjes në korrupsion të nivelit të lartë./Eunews.al
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…
Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…
Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Burime për Report Tv…