Categories: Uncategorized

Saimir Tahiri financon një kompani lobimi në Amerikë

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”.

Angazhimi i kompanisë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ nga ana e Tahirit është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).

Të lidhura

None found

Raportimi i lobimit është i detyrueshëm me ligj në Shtetet e Bashkuara. Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”.

Në dokumentacion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë Tahirin”.

Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje.

Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20 mijë 000 euro. Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator, 2019 Tahirin për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Prokurorët kishin kërkuar që Tahiri të dënohej me burgim prej 12 vjetësh me akuzën e korrupsionit dhe trafikut të drogës, si pjesë e një grupi kriminal.

Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove./ REL

të fundit

Crosetto in Pristina: Italy is assessing the deployment of military radars in the Balkans

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

4 hours ago

Mourinho rikthehet në Romë mes ovacionesh dhe banderolash nga tifozët verdhekuq

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…

4 hours ago

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

4 hours ago

UEFA detyroi Egnatian të zhvillojë ndeshjen në “Air Albania”, kampionët rrezikonin humbjen në tavolinë

Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…

4 hours ago

Berisha: More than 50 students and citizens injured in protest, their determination was extreme

Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…

4 hours ago

Italy: 19-year-old arrested after guns and Nazi symbols found in his home

Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…

4 hours ago