U tentua eliminimi i tij, me tre plumba në trup Cepaj transportohet me urgjencë në Tiranë

Ditën e sotme në Vlorë u tentua eliminimi i Nikollaq Cepajt.

Burimet bëjnë me dije se personi në fjalë, i cili kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu, ka marrë tre plumba, njërin prej tyre në kokë.

Mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën ndërsa pas trajtimit mjekësor paraprak në Vlorë do të nist drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:00 brenda pranë një lokali në rrugën Transballkanike, ndërsa 28-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për Nikollaqin nuk dihet ende.

Shenjestra e atentatit të sotëm në Vlorë dyshohet se ka qenë Nikollaq Cepaj (Taullaraj) ku për pasojë është plagosur edhe një person tjetër, 28-vjeçari Roland Cepaj.


Shtuar 18.01.2020 19:51