Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar familjen e Sokol Mesitit përfitues i bonusit të qirasë akomoduar në banesë të përkohëshme deri në përfundim të shtëpisë së rindërtuar në zonën e re për zhvillim.
Gjatë bisedës me familjarët, kryeministri Edi Rama premtoi se Thumana do të bëhet model.
Rama është shprehur se javën e ardhshme fillon gara për tenderin ndëkombëtar të rindërtimit pas tërmetit.
Ai bëri me dije se pallatet do të përfundojnë më vonë se banesat pasi marrin më shumë kohë.
“Javën e ardhshme fillon gara ndërkombëtare. Thumanën do e bëjmë model.
Do jetë komplet diçka tjetër.. E vështirë është por do e bëjmë.
Ndeshjet e vështira i kam ato që s’kanë rregulla. Duhet kurajo, çfarë nuk vret forcon.
Vitin e ri do e bëni në shtëpinë e re. Pallatet do të mbarojnë pak më vonë por prap do të bëjmë çmos”, deklaroi Rama.