U përplas nga makina e policisë në Elbasan, gjen vdekjen 65 vjeçari

Ka ndërruar jetë personi i cili u përplas nga makina e policisë teksa udhëtonte me motor në Elbasan.

Duke dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen, policia bën me dije se në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, Kadri Myrteza, 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, teksa ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e rastit.

Paraprakisht u tha se ishte makina e policisë ajo që i prerë rrugën motorit, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes, pavarësisht manovrave të 65-vjeçarit.


Shtuar 17.06.2020 14:15