U përplas me pemën, vdes tragjikisht 22 vjeçari shqiptar në Itali

Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së hënës.

Sipas mediave të huaja, Caushaj u dërgua në spital, por nuk mundi t;i mbijetonte plagëe të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi Zorlesco. 22-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal dhe nuk po i drejtohej shtëpisë në Casalpustelengo, por ishte nisur drejt Lodit. Pas disa kilometrash ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën. Makina u ngjit në trotuar dhe më pas u përplas me një pemë disa metra larg shtëpive të zonës.

Zhurma e frikshme e përplasjes bëri që banorët të dilnin nga shtëpitë dhe të lajmëronin menjëherë autoritetet kur panë makinën e shkátërruar. Caushaj kishte pësuar disa tráuma të rènda në kokë dhe gjoks.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e áksidentit. Paraprakisht ata dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë shpejtësia e lartë ose pagjumësia e shoferit.

Franko Caushaj jetonte prej vitesh me familjen në Itali. Ai njihej në zonë pasi punonte në disa prej lokaleve të frekuentuara.


Shtuar 21.07.2020 09:14