U morën zvarrë mes sheshit, lirohen 14 personat që tubuan për “Ditën e Europës” (FOTO LAJM)

Sot një grup qytetarësh u morën me dhunë nga Policia dhe u dërguan në komisariat.

Ngjarja ndodhi në mes të sheshit “Skënderbej” ku edhe gratë dhe gazetarët nuk i shpëtuan forcës së uniformës së Policisë ndërsa kishin dalë në një tubim në kuadër të “Ditës së Europës”.

Burimet bëjnë me dije se 14 personat e ndaluar janë liruar pas disa orësh, ndërsa ngjarja u bë temë kryesore e ditës ku u pasua me reagime të forta nga Presidenti i Republikës, kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetarja e LSI-së, Avokati i Popullit etj.


Shtuar 9.05.2020 17:51