U largua Besa Shahini, ministrja e re e Arsimit zbulon si e mësoi për detyrën e re

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka treguar se si kryeministri Edi Rama e kishte thirrur në zyrë dhe i kishte propozuar të ishte në krye të këtij institucioni, pas largimit të ish-ministres Besa Shahini. Ajo theksoi për ‘Kjo Javë’ në News24′ se për të ishte një privilegj i madh.

“Kryeministri. Më thirri dhe më propozoi këtë gjë. Për mua është një privilegj i madh, si pedagoge, si mësuese. Nuk ka një privilegj më të madh se ky. Është privilegj shumë i madh. Dhe një ditë të jesh ministre e Arsimit është privilegj i lartë. Elbasani ka një traditë të trashëguar brez pas brezi në fushën e arsimit”, tha Kushi.

Më tej ministrja Kushi tregoi edhe raportet e saj me Besa Shahinin, duke rrefyer se teksa i dorëzonte detyrën, Shahini ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të. Madje ajo theksoi se Shahini ia doli me sukses të dy sfidave siç ishte protesta e studentëve apo dhe covid-19.

PJESË NGA INTERVISTA:

Ju jeni pedagoge në Elbasan dhe Tiranë prej 23 vitesh. Nuk e ushtroni më?

E kam ushtruar parak pak ditësh. Besoj se tani është pak e vështirë, e pamundur për shkak të punës. Bashkëpunimin me universitet do ta kem.

Largimi i ish-ministres Besa Shahni u bë gati i pritshëm. Ju i keni dëgjuar këto. Por e prisnit se do ishit ju ministrja?

Nuk e prisja. Unë desha ta vlerësoj punën që ka bërë paraardhësja ime. Këto ditë teksa më dorëzonte stafetën e punës, kemi pasur një bashkëpunim. Ishte një kalim miqësor dhe i bukur ai i kalimit të detyrës. Besoj se Besa Shahini e ka marrë detyrën në një moment të vështirë. Ishte një sfidë e madhe protesta dhe më pas pandemia.

Se dinte askush se si do të avanconte pandemia. Ishte eksperiencë e parë për të gjithë globin. Besa ia doli që të kalojë me sukses këtë detyrë. Këto dy sfida Besa i kaloi me sukses. Nuk është përfolur apo nuk ka pasur asnjë kritike konkrete. /news24


Shtuar 3.10.2020 16:39