U la i lirë pas akuzave për përdhunim, shefi i policisë ka “idhull” Enver Hoxhën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në mediat sociale një foto të shefit të Policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Durakut, ku ai shihet që ka idhull ish-diktatorin Enver Hoxha, pasi shfaqet duke pirë në një filxhan të personalizuar, me foton e stampuar të diktatorit Hoxha.

“Narkopolicia qe na duhet. E arrestuan ne mengjes me buje per perdhunim ne komisariat, e liruan mbasdite me motivin: per shkak te detyres”, shkruan Berisha dhe ndan foton.

Kujtojmë se Duraku u arrestua pak kohë më parë pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze, por u la i lirë brenda 24 orëve.


Shtuar 9.07.2020 10:33