U kthye nga Italia, vetëizolohet Fatos Lubonja (VIDEO)

Analisti Fatos Lubonja është mbyllur në shtëpi.

Kjo për shkak të kthimit nga Italia rreth dy javë më parë. Për të ditur më shumë për karantinimin, të cilit duhet t’i nënshtrohen personat që udhëzohen, Balla ka pyetur Drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili ka sqaruar afatet dhe mënyrën e karantinimit.

Sokol Balla: Nga fjala e kryeministrit paradite dhe sot në mbrëmje, unë kam dhe ndonjë pyetje. Ka shumë njerëz që nuk e kanë të qartë si funksionon vetëkarantinimi që e kanë kërkuar autoritetet. Si vlen karantinimi. Pra çdo njeri që ka qenë jashtë kur dhe është kthyer kur?

Nuk besoj që Fatosi do ma marri për keq që po ia përdor rastin e tij. Zoti Lubonja i cili është kthyer para 13-14 ditësh nga Italia është mbyllur në shtëpi dhe kërkon të dijë si është e vërteta.


Shtuar 11.03.2020 21:16