U kryqëzua se nuk aplikoi izolimin, OBSH: Suedia vend model për COVID-19

OBSH ka deklaruar se Suedia, vendi i cili nuk aplikoi karantinimin për COVID-19 është një model suksesi.

Suedia zgjodhi të bashkëjetonte me sëmundjen dhe të forconte imunitetin duke mos zgjedhur që të mos mbyllë ekonominë e vendit.

Të vetmet kufizime që vendosi ishin ndalimi i vizitave në azile dhe distancimi në klasa.

Ditën e sotme, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave në OBSh, Mike Ryan vlerësoi sistemin e kujdesit shëndetësor të Suedisë duke thënë:

“Suedia përfaqëson një model të ardhshëm nëse dëshirojmë të kthehemi në një shoqëri në të cilën nuk kemi kufizime.

Sistemi i tyre shëndetësor ka mbetur gjithmonë brenda aftësive të tij për t’iu përgjigjur numrit të rasteve që ata kanë përjetuar.

Suedia ka krijuar një politikë publike shumë të fortë rreth distancimit shoqëror, rreth përkujdesjes dhe mbrojtjes së njerëzve në institucione të kujdesit afatgjatë dhe shumë gjëra të tjera.

Ajo që ka bërë ndryshe është që ka mbështetur shumë marrëdhëniet e saj me qytetarët dhe gatishmërinë e qytetarëve për të zbatuar distancën fizike.”


Shtuar 30.04.2020 15:20