U infektuan gjatë pushimeve, më shumë se 1 mijë raste të reja infektimi në Itali

Që nga fillimi i kësaj jave, Italia ka regjistruar vetëm rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë shënuar 1.071 raste të reja. Kjo shifër nuk ishte arritur në Itali që nga mesi i muajit maj.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin e të dhënave, ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e të infektuarve janë persona që janë kthyer nga pushimet.

Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa të premten numri i viktimave ishte 9.


Shtuar 22.08.2020 17:35