U infektua me Covid-19, infermieri i Traumës ndërron jetë (FOTO LAJM)

Një infermier i spitalit të Tráumës nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin dhe për pasojë ka gjetur vdèkjen ditën e sotme.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës që u njoftua përditësimi i situatës së Covidit për 24-orët e fundit.

Infermieri 62-vjeçar i cili ndërroi jet ditën e sotme është 63-vjeçari, Pëllumb Maletaj,i infektuar prej disa ditësh me koronavirus.

“Betejën me virusin e rrèzikshëm nuk e ka fituar dot një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Tráumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi sot MSH


Shtuar 5.09.2020 15:17