U fol për të infektuar me koronavirus, pasagjerët i kap paniku dhe hidhen në ujë

Paniku që shkakton sot koronavirusi është vërë vërtet një problem i kosndierueshëm.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme në Indonezi.

Mjaftoi një fjalë që dikush në traget ishte i infektuar me koronavirus që pasagjerët t’i kapte paniku. Kështu ka ndodhur me pasagjerët e një trageti që po ankorohej në Maumere të Indonezisë, pas shpërndarjes së një thashethemi se në bord kishte persona të infektuar me koronavirus.

Menjëherë shumë prej tyre, të përfshirë nga frika dhe paniku morën vendimin të hidhen nga trageti në ujë, duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga kjo ndodhi edhe vendi ku do të ankorohej trageti me 255 persona në bord ishte pranë.

Pas kësaj ata u vendosën në karantinë dhe po kontrollohen nga policia.


Shtuar 9.04.2020 12:11