U ekzekutua nga RENEA, nxirret nga banesa trupi i pajetë Lefter Zhidru në Elbasan

Disa orë pas ekzekutimit është nxjerrë nga banesa për tu dërguar në morg trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru.

Procedurat përkatëse nga policia, grupi hetimor dhe mjekësia ligjore kanë zgjatur pak, pasi më herët në banesë u hodh gaz lotsjellës.

Pasi ambienti u përmirësua dhe autoritetet u pajisën me maska kundragaz, trupi i Zhidrut është nxjerrë me barrelë.

Ai njihej në zonë si një njeri i dhunshëm dhe konfliktuar, si dhe ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas Loresha Zhidros dhe vajzës Albina.


Shtuar 24.09.2020 20:04