Një 37-vjeçar që dyshohej se ishte i infèktuar me korònavirus, ka ndërruar jetë pasditen e të hënës në Spitalin Rajonal Dibër.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku ka ndërruar jetë një 37-vjeçar.
37-vjeçari kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa nisur nga kjo drejtues të spitalit Rajonal Peshkopi dhe ato të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, i kanë marrë tampon 37 vjeçarit.
Institucionet shëndetësore në Dibër ishin në pritje të përgjigjes së analizave për të vijuar më tej me procesin e nevojshëm, ku nëse do të rezultonte pozitiv do të gjurmohen kontaktet e tij.
Burime bëjnë me dije se kanë dalë analizat për testin e Covid dhe 37-vjeçari rezulton se nuk ka qenë i infèktuar, por ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rèndë (tumor).