Një vajzë vetëm 18 vjeç nga Lezha është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta barku.
Ajo është zbuluar se ka apandesit të gangrenizuar ndaj është operuar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.
Vajza e re është mbesa e një gruaje të moshuar e cila rezultoi e prekur nga COVID-19 të mërkurën e kësaj jave që po lëmë pas.
Ndërkohë, me të mësuar këtë fakt, mjekët e Sanatoriumit i kanë kryer tamponin vajzës së re e cila gjithashtu rezultoi pozitive shkruan panorama.
E reja ishte izoluar në banesën e saj në Lezhë pas lajmit për gjyshen, por mesa duket nuk kishte shpëtuar vetë prej virusit.