U bllokuan për disa orë, helikopteri i FA-së shpëton 6 shqiptarët nga Kosova

Gjashtë turistë nga Kosova kanë humbur për disa orë në Malin e Jezercës në zonën e mbi Shkodrës, ndërsa u desh ndërhyrja e një helikopteri ushtarak për t’i gjetur ata.

Ministrja e Mbrojtjes thotë se turistët ishin bllokuar, duke mos treguar detaje të tjera, ndërsa janë transportuar shëndosh e mirë në Theth.

“Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.

Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses”, sqaron Ministria.


Shtuar 25.06.2020 19:28