U bënë të famshëm teksa kërcenin me arkivol mbi supe, flasin djemtë e memes virale (VIDEO)

Burrat afrikanë me kostum, syze dhe kapele, që kërcejnë nën ritmet e “Astronomia” të Vicetone dhe Tony Igy teksa mbajnë mbi supe një arkivol janë bërë viralë në rrjete sociale tashmë prej disa javësh.

Që të sqarojmë paraprakisht: Këta burra nuk janë njerëz të zakonshëm, por quhen pallbearer nga pall – një mbulesë që i hidhet sipër arkivolit – dhe përdoret për të nënkuptuar dikë që mban arkivolin.

Kërcimtarët në video janë një grup nga Gana, të vendosur në qytetin bregdetar Prampram. Ata performojnë në të gjithë vendin, madje edhe ndërkombëtarisht dhe njihen si Dada aëu. Dada aëu udhëhiqen nga Benjamin Aidoo, i cili e krijoi grupin si shërbim për të mbajtur arkivolin në ceremonitë mortore. Më vonë, pati idenë gjeniale që të shtonte koreografi për ta bërë momentin të paharrueshëm. Nëse familjarët e të ndjerëve zgjedhin që Dada të kërcejnë, ka tarifë shtesë.

Aq i famshëm është bërë Aidoo saqë ai ka dhënë një intervistë për BBC ku ka rrëfyer ndër të tjera se këtë traditë do ta shpërndajë nëpër botë.

Ai ka treguar se viraliteti e ka ndihmuar shumë dhe se tashmë që është i famshëm ka edhe më shumë punë.


Shtuar 12.05.2020 12:04