Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi i cili i kërkoi dorëheqjen.
Teksa e ka ironizuar, Kryeministri shprehet se ‘arrestimi’ ishte thjesht një sherr me një polic në aeroport, të cilin e solli si shembull për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90.
Rama e quan jo të drejtë përmendjen e ligjit të dekriminalizimit në këtë rast, pasi për të ka qenë vetëm një sherr, ndonëse më herët ishte shprehur me termin ‘arrestim’.
Reagimi i Ramës
O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhy Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!