Treni i linjës Durrës–Kashar ka përplasur ditën e sotme një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, nderkohe qe makina qe u aksidentua drejtohej nga nje shtetase me iniciale E.M. Treni e ka marre para dhe e ka spostuar mjetin në kanal.
NJOFTIMI i PLOTE
Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
