Tre vijojnë të mbeten në kujdes intensiv, si paraqitet situata e pacientëve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit, ministria ka konfirmuar vetëm 1 rast të ri me koronavirus ku në total numri i të prrekurve shkon në 949.
Gjithashtu, janë shëruar 15 qytetarë dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Fatmirësisht, prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit, thuhet në njoftimin e ministrisë.


Shtuar 19.05.2020 09:38