Tre raste të reja me COVID 19 në Elbasan, të infektuarit janë zinxhir nga pronari i restorantit

Tre persona janë konfirmuar me koronavirus në Elbasan. Mësohet se të tre të infektuarit janë zinxhiri i kontakteve të restorantit në këtë qytet ku pronari rezultoi me koronavirus së bashku me bashkëshorten.

Tre të infektuarit, janë rezultat i testimit të 45 personave. Të infektuarit kanë pasur kontakte me të prekurit e konfirmuar që më herët.

Nderkohë që të gjithë banorët e zones ku ka qene vatra i ka zenë paniku pasi 40 vjeçarja edhe pse e kishte badhkëshortin me koronavirus bente pazare pa maskë.

Mësohet se ajo nuk tregonte për vetëkarantinimin e bashkëshortit i cili kishte probleme të thella në frymëmarrje.

Kujtojmë se ditën e djeshme Ministria e Shendetesise, konfirmoi 12 raste në këtë qytet.


Shtuar 9.04.2020 08:07