Tre aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës: Makinat sipër njëra-tjetrës

Tre aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar ndërsa në pamje duket se policia është e pranishme në vendngjarje dhe po punon për të larguar automjetet e përplasura.

Nuk ka ende një informacion zyrtar për këtë cështje. Ditën e sotme u shënua edhe një tjetër aksident në aksin Levan-Tepelenë ku u përplasën dy automjete.

Për pasojë u dëmtuan të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve


Shtuar 19.07.2020 18:16