Transporti urban dhe aktivitete të tjera ende mbyllur, ISHP tregon kur do të ndodhë hapja përfundimtare

Këtë të hënë, aktivitete të tjera rifilluan punën si dhe shumë bashki morën dritën jeshile pas masave të vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Hapja e radhës pritet të jetë data 18 maj, por kjo nuk është hapja përfundimtare për vendin, pasi ende nuk është marrë një vendim për disa shërbime, si aktivitetet sportive, ato artistike, plazhet apo transportin publik.

Ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini, tha për “Opinion” se sipas parashikimeve të bëra deri tani bazuar te numri i rasteve të infektimit, hapja do të jetë në javën e parë të qershorit.

“Data 18 nuk do të jetë përfundimtare, por përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vijimësi. Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 maj do të bëhet publike. Sipas gjasave apo parashikimeve të kryera deri në këto momente, fundi i Majit, java e parë e Qershorit, duke monitoruar tre kriteret: Numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi do të krijojnë hallkat zinxhir të hapjes progresive drejt asaj përfundimtare”, tha Tomini.


Shtuar 12.05.2020 06:37