TRAGJIKE/ Nëna sjell foshnjën në jetë por vdes pa e parë dot atë (FOTO LAJM)

Covid-19 ka marrë mijëra jetë në të gjithë botën, të rinj e të moshuar.

Nëna e re e infektuar me COVID-19 lindi teksa ishte në ventilator por ndërroi jetë ende pa e parë foshnjen e saj të cilën sapo e solli në jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Minesota ku Aurora Chacon Esperanza shfaqi simptomat në muajin qershor.

Mjekët këtë fundjavë, kur panë gjendjen e saj kritike, kryen një ndërhyrje urgjente për të shpëtuar vajzën e saj të palindur, duke e sjellë atë në jetë.

Por gruaja mbylli sytë përjetësisht, pa qenë në gjendjë të shohë foshnjën që solli në jetë.

Esparza, e cila u bë nënë për herë të tretë, la edhe një vajzë shtatë vjeçe dhe një djalë një vjeç, para se të vdiste tragjikisht në spital.


Shtuar 21.07.2020 16:35