Merita Tola, vajza 16-vjeçare që i mbijetoi tragjedisë në fshatin Ostren të Bulqizës e ka kaluar rrezikun për jetën.
Ajo është përmendur dhe kërkon vazhdimisht nënën, por nuk është në dijeni për humbjen e jetës së nënës, vëllait dhe motrës së saj. Pranë saj ka qëndruar një e afërme, e cila i ka thënë se kishte grip dhe nëna do ti vijë.
None found
Në rrëfimin e saj shprehet se e ka të vështirë ti tregojë të vërtetën dhe pret këshillën e psikologëve pasi vajza mund të pësojë traumë më të rëndë.
“Vajza është ende e tronditur. Vajza nuk di gjë, thjesht parandjen dhe kërkon nënën e saj. E kam mbajtur gjithë kohën me mashtrime, nuk kam zemër t’i them vajzës i kanë thënë se e kanë sjellë në spital pasi është me grip. Pranë vajzës është një psikologe, kërkon të bisedojë nga shëndeti vajza është mirë, por është e traumatizuar kërkon nënën, motrën dhe vëllanë. Ajo kupton se është e sëmurë, kërkon dua mamin dua mamin. Edhe mua po më digjet shpirti. Vajzës i kam thënë ishte me grip”, rrëfeu e afërmja për “Fax News”.
Babai nuk ka shkuar ende të shohë Meritën pasi ka qëndruar në fshat për varrimin e tre anëtarëve e familjes, gruas dhe dy fëmijëve të tjerë që humbën jetën në shtëpi.
Në fillim dyshoheshin tre pista që shkaktuan tragjedinë në familje: gazi, dioksidi i karbonit i çliruar nga drutë dhe helmi që përdoret për pesticide.
Pas ekspertizës së 16-vjeçares, mjekët kanë thënë se ishte në gjendje të rënduar për shkak të dioksidit të karbonit.
Detaje të reja dalin në dritë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Baldissero d’Alba, në provincën…
Policia holandeze ka arrestuar një 24-vjeçar nga Amsterdami, i dyshuar për lidhje me grupin ndërkombëtar të krimit kibernetik ShinyHunters, i…
Kosova kërkon të këndellet dhe të vazhdojë drejt objektivit në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida e radhës ndaj Izraelit në…
Dashi Mjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni…
Familja e Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi është zgjeruar sërish. Pas ardhjes së një vajze në gusht 2025, çifti…
Rey ManajRey Manaj ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë me rezultatin 0-3 përballë San Marinos, ndeshje e vlefshme për raundin…