Categories: Uncategorized

“Sot varrosa Dijen”, letra e ndjerë e vajzës që qante e ulëriste me sa kishte në kokë për nënën e saj

Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy ditë më parë tronditi jo vetëm Durrësin por të gjithë opininin shqiptar.

Ruzhdi Tosuni qëlloi me levë hekuri mbas koke bashkëshorten e tij, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Të lidhura

None found

Gjatë marrjes në pyetje në komisariat autori i ngjarjes, u shpreh se gruaja ia kishte sjellë shpirtin në majë të hundës dhe i kishte kërkuar llogari pse ishte vonuar dhe pse kishte pirë.

Në fund ai shfaqi pendesë, duke thënë se nuk donte që ta vriste.

Xhiron e rrjetit e bëri video e dhimbshme e vajzës së çiftit, Anës, e cila qante e ulëriste me sa kishte në kokë duke kërkuar që të shikonte të ëmën.

Vajza ka bërë një postim prekës në llogarinë e saj në Facebook, duke dhënë gjithashtu një mesazh të fuqishëm pas humbjes së mamasë së saj.

“Une jam vajza e videos se famshme. Une jam Ana. Vajza e vogel e Dijes. Une jam ajo qe ulerija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nenen time te fatkeqe, nenen time te mjere. Nenen qe kaloj gjithe jeten ne vuajtje per te na rritur ne. Po e bej kete postim per ju portale te famshme dhe per ju njerez qe villni vrer e perfitoni ne hallin qe me ka zene mua sonte. Ne ate hall qe une do mbaj gjithe jeten mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time. Me shume mundesi pas nje muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje te gjitheve. Fshini videon time, mos u merrni me me mua. Mjaft e keqperdoret per disa like te felliqura apo komente.

Une jam ajo qe trokiti dyer te afermish qe benin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash qe me percollen duke me then qe skam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume te rendesishem rastin e mamase time. Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me nje fuqi te jashtzakonshme, qe duroj 30 vjet ne nje martese, punoj me ndershmeri per te rritur e shkolluar tre vajza.

Dija mund te ishte motra jote, mami jote, vajza jote. Dija e mund te jete te gjitha keto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen ne shtepine ngjitur dhe ben sikur se degjon se nuk eshte puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton per Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo ste degjon dot me. Mjaft o njerez te felliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe sjau kemi me nevojen. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos te behesh kurre Ana.”- janë fjalët e saj në postim.

të fundit

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

6 minutes ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

18 minutes ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

21 minutes ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

21 minutes ago

Zvicra e bën të detyrueshëm sistemin e dritave pulsuese të frenimit për makinat e reja nga korriku 2026

Një sistem i ri sigurie është bërë i detyrueshëm për veturat e reja në Zvicër nga 7 korriku 2026.Bëhet fjalë…

22 minutes ago

Glen Daja nis aventurën te Elbasani me objektiv të qartë: 3 pikët ndaj Teutës

Glen DajaPas dorëheqjes së Ivan Gvozdenovic, Elbasani është bërë me trajner të ri, Glen Daja [...]Read More...

29 minutes ago